Vëmendje, ky nuk është i dashuri i Adrola Dushit!

By

Thonë që një fotografi vlen sa një mijë fjalë, por nganjëherë për të përshkruar një fotografi duhet të ndërhyjnë edhe fjalët!

Kjo është e vërtetë në rastin e Adrola Dushit e cila dje postoi një fotografi në shoqërinë e modelit shqiptar me rezidencë në Amerikë, Pavllo  Zengo. Sektori i saj i komenteve u vërshua me urime nga ndjekësit duke supozuar se ajo ka nisur një lidhje të re.

Për një vajzë të re dhe aq të bukur si Adrola është e kuptueshme që nga një foto e tillë të aludohet se ajo është në lidhje, mirëpo burime afër Prive pohojnë se Pavllo është thjesht një nga miqtë më të mirë të modeles.

Kur Adrola postoi foton në Instagram ajo shkroi “Pavllo im”, mirëpo me të parë se si ky shkrim u keqkuptua dhe bëri bujë ajo në mënyrë shumë diskrete ndryshoi shkrimin në “Pavllo im…shokë deri në fund.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm