Vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë e America’s Got Talent

By

Arnold dhe Martin Balla janë dy vëllëzër të njohur shqiptarë të cilët u paraqitën si dy akrobatë.

Së fundmi, ata u paraqitën në skenën e “America’s Got Talent” – që njihet si një prej konkurseve më të shikuara të talenteve në mbarë botën.

Ata u prezantuan si akrobatë, edhe pse kishin profesione të tjera; Arnoldi si interior dizajner, ndërsa Artani është në vitin e dytë të studimeve për drejtësi.

Ata mahnitën një publik të gjerë si dhe jurinë të përbërë nga: Sofia Vergara, Heidi Klum dhe Simon Cowell.

Vëllezërit morën nga një “Po” nga të tre anëtarët e jurisë, duke kaluar në fazën tjetër të spektaklit.

Më poshtë mund të shihni performancën e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm