Vëllau i Madh ua ka dhënë banorëve sfidën e parë për sezonën e dytë të Big Brother Vip Kosova.
Ata kanë për detyrë që të bëhen në çifte dhe të ndajnë shtratin bashkë, ata do të përzgjedhen për të qenë dy duke marrë numrat secili në një kuti të vendosur në dhomën e surprizave.
Nëse ata u përmbahen rregullave strikt nga Vëllau i Madh do të marrin 1 mijë euro në çmimin e madh prej 200 mijë euro.
“Performanca juaj do të jetë ajo që do ta përçaktojë çmimin final, ai nuk do të jetë më fiks do të ndryshojë vazhdimisht, kjo varësisht nga veprimet e juaja dhe bindjes ndaj sfidave që unë i kam rezervuar për ju”.
“Çdo sukses i juaji e rrit çmimin, por edhe çdo dështim e zbret atë, jo vetëm kaq të gjitha kalkulimet tuaja zerrohen sonte kjo sepse këtë rrugëtim nuk do e bëni vetëm. Kutia para jush përcakton fatin tuaj çift, përzgjidhni secili nga një numër secili për ta kuptuar se me kë do e ndani aventurën në dyshe”.
“Sfida e parë fillon sonte, për çdo natë që çiftet e ndajnë shtratin së bashku kontribuojnë në çmimin final me 1 mijë euro plus, loja në çift fillon tani”, ka thënë Vëllau i Madh./Klankosova.tv