Vedati ndryshe për filmin ‘Shpata prej druri’

By

Jemi mësuar që Vedat Bajramin nga Stupcat ta shohim në skeçe humoristike, bashkë me dy miqtë e tij – pjesë e këtij grupi, Mensur Safçiu dhe Osman Azemin.

Por, në filmin që së fundmi po xhirohet me titull ‘Shpata prej Druri’ keni mundësi ta shihni Vedatin në një rol serioz, ndryshe prej asaj që e kemi parë në shumicën e kohës.

Ka qenë vetë aktori që e ka bërë të ditur këtë gjë përmes rrjeteve sociale, ku edhe i ka publikuar disa fotografi nga shesh-xhirimi.

Në film, Vedati ka të veshur rrobat e ushtarit me emblemë të UÇK-së./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bl8S5GjBZv8/?taken-by=vedatiofficial

Artikuj të ngjashëm