Ja si e këndon “Njësoj” nga Elvana Gjata një vajzë me ngjyrë (VIDEO)

By

Kohëve të fundit rrjetet sociale padyshim që janë kthyer në një senzacion social duke marrë kështu ndonjëherë vëmendje edhe më të madhe se mediat.

E duke pasur parasysh këtë fakt çdo njeri mund të promovojë veten e tij në çfarëdo lloj forme.

Kemi parë raste të shumta kur njerëz të thjeshtë shqiptar këndojnë këngët e artistëve tanë e të huaj dhe pastaj ato video i publikojnë në rrjete sociale por që një gjë e tillë ta bëjë një vajzë e huaj e me ngjyrë mbi këngë shqiptare kjo po që ështe befasi.

Denisha Jones është emri i vajzës me ngjyrë e cila ka zgjedhur këngën “Njësoj” të Elvana Gjatës ta bëjë si ‘Cover’ e ta publikojë në kanalin e saj në Youtube.

Interpretimi i saj në gjuhën shqipe të lë përshtypje të madhe teksa kënga në fjalë vërteton edhe njëherë se nuk egzistojnë kufijtë në muzikë dhe se projektet e punuara me përkushtim të madh do të korrin edhe suksese ndërkombëtare pavarësisht dallimit në gjuhë. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=2ic0b5mYbrw

Artikuj të ngjashëm