Vedati lajmërohet nga Dubai, a janë thumb këto fjalë të tij?

By

Aktori i njohur Vedat Bajrami po shijon me familjen udhëtimin e fituar në finalen e Big Brother VIP Kosova.

Ai ka marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nga ku ka bërë një video me doza humori po e po, mirëpo mbase edhe me doza ironizuese.

Në shkretëtira, ai ka thënë që “e ka lënë sheiku në plazh safari”.

Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky mes tjerash është një thumb që daton nga loja e Big Brother VIP Kosova.

Atëbotë ai pati zgjedhur një epitet therrës për Julin, një prej banoreve të shtëpisë duke e quajtur “komandant Dubai”.

Ndërkohë edhe pas një muaji, Juli vazhdon në intervista ta quajë Vedatin frikacak dhe “komandant Bllaca”.

Në 25 pyetjet e Prive, finalistja që është edhe vajza më e votuar në sezonin e parë pati vazhduar të përmendë e presë kërkimfalje nga Vedati, gjë që nuk erdhi e me shumë gjasë, nuk duket që është në plan të vijë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm