Vdes në moshën 25-vjeçare ylli i grupit të djemve ‘Astro’

By

Fansat reaguan të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e yllit 25-vjeçar të K-pop-it, Moon Bin, anëtar i grupit të njohur të djemve Astro.

Ai ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet pa vetëdije nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul, cituan mediat koreano-jugore të thoshte policia.

“Dyshohet se ia ka marrë jetën vetës, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit muzikor në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, shkruan BBC.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha.

Moonbin dhe Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Artikuj të ngjashëm