Këngëtarja e “Girls Aloud”, Sarah Harding, e cila kishte kancer në gji, ka vdekur në moshën 39 -vjeçare, ka njoftuar nëna e saj.
“Me zemër të thyer po e ndajë lajmin se sot vajza ime e bukur Sara ka ndërruar jetë për fat të keq”, ka shkruar nëna e Harding në Instagram.
Sarah Harding në gusht të 2020-ës kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, që më pas ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj.