Vdes Jorgo Papingji

By

Ka vdekur autori i vargjeve muzikore, Jorgo Papingji. Ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare duke lënë pas më shumë se 4000 tekste në muzikën shqiptare.

Jorgo Papingji është shuar në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë (21 mars), si një artist që ka lënë pas vargje të çmuara në historinë e muzikës shqiptare. Ai ka lindur në Vlorë, më 10 qershor të vitit 1942, dhe është autor e poet që jehonën e vargjeve i këndojnë me breza shqiptarët.

Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh” dhe si një mjeshtër do të kujtohet nga artistët dhe dashamirësit e vargjeve të tij.

Me poezinë e Papingjit kënduan në vite të ndryshme si Luan Zhegu, Liljana Kondakçi, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Mira Konçi, Ardit Gjebreja, Aurela Gaçe, Irma dhe Eranda Libohova, Luiz Ejlli, Evis Mula, Rosela Gjylbegu, Anjeza Shahini, Dorina Garuçi, Bashkim Alibali, Mariza Ikonomi dhe shumë këngëtarë të rinj. Sepse artisti punoi me vargjet deri ditët e fundit të jetës, shkruan A2Cnn.

Artikuj të ngjashëm