Artisti i muzikës xhez dhe asaj klasike, Robert “Brother Ah” Northern, ka vdekur në moshën 86 vjeç.
Northern vdiq më 31 maj në Uashington, ndërkaq gruaja e tij, Ayana Watkins-Northern, ka thënë për The New York Times, se shkaku i vdekjes kishte qenë një sëmundje e frymëmarrjes me të cilën ishte ballafaqaur për gati një vit.
Northern shquhej si luajtës i trumbetës, dhe kishte qenë pjesë e incizimeve klasike të xhezit, si “The Thelonious Monk Orchestra at Town Hall”, “Africa/Brass” të John Coltrane, si dhe “Liberation Music Orchestra” të Charlie Haden.
Si udhëheqës i bendit, Morthenr, e kishte marrë nofkën Brother Ah, dhe me këtë emër kishte realizuar një numër albumesh si “Sound Awareness” (1972), “Move Ever Onward” (1975), si dhe “Key to Nowhere” (1983).