Vazhdon muaji i mjaltit për Angjela Martinin, një tjetër vend mahnitës destinacioni i saj

By

Ajo u martua duke na zënë të gjithëve në befasi. Ishte një moment kur vetëm ca fotografi u publikuan në rrjete sociale, dhe u mor vesh se modelja e famshme shqiptare Angela Martini i dha fund të qenit beqare duke u martuar me të dashurin e saj prej kohësh.

Modelja u kurorëzua në një ceremoni më se private në Las Vegas me të fejuarin Dragos Savulescu, duke bërë edhe një dasmë aspak tradicionale.

Martini madje s’veshi as një fustan të bardhë, por u paraqit në një palë të brendshme që e nxirrnin atë si nusen më seksi të vitit.

E meqë u martuan në heshtje e pranë kishin vetëm Bleona Qeretin e një mik tjetër, muaji i mjaltit do jetë i bujshëm se s’bën ndryshe.

Angela me bashkëshortin janë larguar për në një vend që duket sikur të mos i takojë kësaj bote. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një varg videosh me anë të të cilave prezanton vendin në të cilin ka arritur tash.

Një ishull thjesht: MAGJIK! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm