Ditën e djeshme, Ardian Bujupi dhe Capital T u përfshinë në një përballje në distancë.
Krejt historia nisi pasi në paraqitje televizive, Capital T ia ka atribuar vetes suksesin e Ardianit në muzikë.
Pasoi kundërpërgjigja e Bujupit i cili i tha reperit se këto fjalë duhej t’ia thoshte në sy dhe jo prapa shpinës.
Më vonë, ata e lanë që të “takohen” virtualisht në një LIVE i cili nuk i bëri bashkë.
Dy djemtë përfunduan duke e akuzuar njëri-tjetrin se nuk po e pranon “kërkesën” për të hyrë në një duel të drejtpërdrejtë në rrjete.
Drama vazhdon… /prive.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram