Vazhdojnë polemikat Skivi-Majk në distancë, i pari ka një kërkesë

By

Skivi së fundmi iu rikthye intervistave dhe kjo s’kaloi pa krijuar polemika.

Ai tha se labeli “Babastars” vazhdon të ekzistojë dhe se nuk i ka ardhur mirë kur ka dëgjuar nga shokët e dikurshëm të skuadrës deklarata të tipit se grupi është shuar.

Kjo shkaktoi reagimin e Majk i cili në një postim të cilin më vonë e fshiu u shpreh se:

“Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që realisht nuk je”.

Reagim indirekt mbi këtë pjesë ka pasur edhe nga Skivi. Përmes një fotografie, ai duket se “zhurmuesve” i kërkon që të qëndrojnë të heshtur.

Postimi është bërë i përbashkët me llogarinë e label-it në Instagram, ku duket se reperi ka pasur ende qasje, saktësisht nën logjikën se “Babastars vazhdon”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm