Nën tingujt e saksofonit, për rreth 30 minuta para Teatrit Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i një artisteje të madhe.
Qytetarë, miq e dashamirë, po bënin homazhe në nderim të aktores Leze Qena, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Atyre iu bashkëngjit edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ani se vdiq në kohë pandemie, kontributi i saj nuk mbeti pa u nderuar.
Leze Qena, bashkëshortja e Xhevat Qenës ndërroi jetë e u bashkua në botën tjetër me të, gati një muaj pasi mbushi 85 vjet.
Ajo u varros sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.