Valton Krasniqi akuzon Melindën për vjedhje në këngën e e fundit (VIDEO)

By

“Çifteli” është kënga e fundit e Melindës, e cila po ecën goxha mirë.

Projekti i reperes ka arritur miliona klikime në youtube dhe është shpërndarë gjithandej ku ka shqiptarë.

Mirëpo, këngëtari Valton Krasniqi, e ka akuzuar atë për huazim të këngës.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai thotë se reperja “Çiftelinë” e mori nga “Lei Lei” – një këngë e Valtonit e cila vite më parë u bë mega hit dhe u transmetua edhe në MTV.

Lexoni më poshtë postimin e tij dhe më pas bëni krahasimin e dy këngëve./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bv1Arb4iF9B/

Artikuj të ngjashëm