Vala Mulliqi performon në krah të Selah Sue

By

Vala Mulliqi duket se e ka bërë për vete këngëtaren belge me famë botërore Selah Sue.

Ajo në një koncert të sajin në Ljubljanë të Sllovenisë ka ftuar që të performojë bashk me të edhe këngëtaren shqiptare Vala Mulliqi.

Vala ishte njëra ndër pjesëmarrëset e The Voice of Albania, dhe me performancën e saj me këngën Raggamuffin të Selah Sue, përveç që u vlerësua shumë nga publiku ajo poashtu mori kritika pozitive edhe nga juria e The Voice për stilin e saj unik të këndimit.

Stili i njejtë i këndimit që kanë, ka bërë që Vala ta interpretojë Raggamuffin bashkë me Selah Sue në Ljubljanë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm