Vali Corleone negocion me pjesëtarë të ISIS ?!

By

Vali Corleone tash e një kohë përflitet për një relacion jo fort të këndshëm me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.

Madje një kohë u raportua se ai është kërcënuar nga ky grup dhe kjo ishte arsyeja që për një kohë u largua nga Kosova. Një raportim të tillë Vali e mohoi.

E sot ai ka befasuar sërish me një video të gjatë rreth 8 minuta ku pretendon se flet me një shqiptar që i është bashkuar kësaj kauze në Siri.

Komunikimi në Viber bëhet me një person të quajtur Abu Musab Kosova. Këtij të fundit, Vali vazhdimisht i kërkon që të mos sulmohet Kosova dhe Shqipëria e madje si garancë shpreh mendimin për një video nga atje ku sigurohet një gjë e tillë.

Personi në anën tjetër të thirrjes nuk dëgjohet mirë por kuptohet se disa herë i referohet ligjeve të Sheriatit dhe keqtrajtimit të myslimanëve.

Videon mund ta gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/KingValiCorleoneofficial/videos/vb.395266677203636/1025593570837607/?type=2&theater

 

Artikuj të ngjashëm