Balenciaga shkon atje ku moda nuk ka guxuar të shkojë më parë

By

Kjo shfaqje Balenciaga vjeshtë/dimër 2022 është deri tani prezantimi më personal dhe më tronditës i Demna Gvasalia deri më sot.

Drejtori kreativ i Balenciaga, i cili u largua nga vendi i tij i Gjeorgjisë në mes të një lufte civile, bëri një deklaratë prekëse gjatë Javës së Modës në Paris duke organizuar shfaqjen e tij në një set që i ngjan një tundre arktike, duke trajtuar si ndryshimet klimatike ashtu edhe luftën në Ukrainë.

Para shfaqjes, të ftuarve iu dërgua një iPhone 6s i përdorur (që ishin ftesat) dhe gjithashtu një deklaratë për shpërdorimin dhe neglizhencën.

Një bluzë e ngjyrosur në ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas ishte vendosur në çdo ndenjëse së bashku me një deklaratë të shkruar sesi stilisti gjeorgjian vendosi të vazhdonte me shfaqjen sepse nuk donte t’i dorëzohej të keqes që tashmë e lëndon  për gati 30 vjet. Dhe pak çaste para se të fiken dritat, zëri i Denmës dëgjohet duke lexuar një poezi në ukrainisht nga Oleksandr Oles me një mesazh për Ukrainën që të jetë e fortë dhe të përqendrohet te dashuria. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm