Në prag të verës që me vete sjell edhe një varg dasmash, të shumtë janë ata që mobilizohen për këtë periudhë.
Në mesin e tyre është edhe dizejnatori Valdrin Sahiti i cili tashmë ka kompletuar koleksionin për dasma në sezonin pranverë/verë 2017 për të dy gjinitë.
Lançimit të koleksionit, Sahiti i ka paraprirë përmes një videoje të realizuar me shumë shije nga fotografi Eugenio Qose ku protagonistët ekspozojnë disa prej veshjeve.
Kjo video duket vetëm të jetë starti i promovimit të këtij koleksioni që pa dilema do shndërrohet në të preferuarin e shumëkujt.
Më poshtë videoja. /Prive.al/