Valdrin Sahiti që së fundmi u kujdes për veshjen e Vjosa Osmanit në inaugurimin e saj si presidente, ka ndarë një postim në Instagram.
Në një foto krah presidentes së Kosovës, ai citon një nga thëniet e saj më të famshme në fjalimin e kur u shpall fitorja e saj në kuvend. “Vajzat e kan vendin vetëm ku ato dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë,aty per çka ato punojnë fort e me zell”.
Më pas ai shkruan se vajza e tij do të rritet duke parë shembuj se si një vajzë mund të arrijë në krye të shtetit.
“Ky vend po ecën vetëm përpara! Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedhë për të ardhmen e saj. Askush, kurrë, nuk do ti tregojë se sa metra katrorë mund ti lejojë botës së saj të pafundme”. /Prive.al