Valdrin Sahiti feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshortja!

By

Dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti po feston sot ditëlindjen.

Kreatori i cili ka lënë gjurmë në botën e modës, duke krijuar fustane për të famshmit në botë si Beyonce, Kylie Jenner, Khloe Kardashian, Cardi B e të tjerë mbush sot plot 37 vite jetë.

Me të hyrë mesnata ai mori urime të shumta, dhe sigurisht një urim publik nuk mungoi nga gruaja e tij Edita.

Ajo hyri në Instagram për të shkruar fjalët më të veçanta për Valdrinin në ditëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen! Dashuria ime, shoku im i shpirtit, shoku im më i mirë. Arsyeja ime për të buzëqeshur. E sotmja ime, nesër & gjithmonë. E qeshura ime. Gjithçka imja. Kujtimet e mia më të mira. Zemra dhe shpirti im. Shkëmbi im. E gjithë Bota ime. Thjesht të dua shumë,” ishin fjalët e Editës në postimin e saj.

Le t’i urojmë Valdrinit edhe 100 vite të tjera dhe shumë suksese. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm