‘How to rock Kicks’ është eventi që është realizuar nga BETDigital’s, ku janë prezantuar linja të modës nga reperët e njohur Faboulus dhe Pusha T.
Këta yje të showbizit botëror realizuan një spektakël mode me datë 27 gusht në NYC’s Milk Studios.
Ideja e kësaj sfilate është lidhja e botës së repit me kulturën e këpucëve dhe patikave.
E veçanta e krejt kësaj është prezenca e një shqiptari në këtë projekt. Valdrin Muriqi i cili ka përfaqësuar emra të njohur të modës përtej oqeanit ka sfiluar për linjën e Pusha T.
Valdrini për Prive ka thënë që ka qenë një mundësi e madhe që do i hap akoma më shumë dyert për këtë disiplinë./Prive.al