Mbrëmja e kaluar shënoi edhe premierën e njërit prej filmave më të ri ‘Hollywoodian’ në të cilin po merr pjesë edhe një aktor nga Kosova.
Bëhet fjalë për Val Malokun, i cili në filmin ‘Zookeeper’s Wife’ me regji të Niki Caro ka fatin të luaj një rol mjaft të rëndësishëm krahas aktores së njohur Jessica Chastain.
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Los Angeles prezent si gjithë aktorët normalisht ishte edhe Vali i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij.
Pranë Valit në çdo hap po gjindet babai, aktori i njohur Valon Maloku i cili edhe në këtë rrugëtim të të birit ka gjetur kohë të jetë pranë. /Prive.al/