Vajzat shqiptare zënë tri kategori nominimi në MTV EMA 2019

By

MTV EMA është një shfaqje vjetore e ndarjes së çmimeve, të klasit botëror nga disa prej akteve më të mëdha muzikore në planet.

Shfaqja e çmimeve të këtij viti do të zhvillohet në 3 nëntor në Konferencën dhe Qendrën Ekspozita FIBES në Seville, Spanjë, dhe do të transmetohet live në MTV në gati 180 vende të botës.

Ndër të famshëm që u dominuan si Lil Nas, Ariana Grande, Miley Cyrus, J Balvin, Camilla Cabello – edhe Ava Max e Bebe Rexha u nominuan në tri kategori të ndryshme.

Image result for ava max bebe rexha

Ava Max u nominua në dy kategori “Best Push” dhe “Best New”. Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrierën e 25 vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi të nominuar janë Billie Eilish dhe Lil Nas X, ndër të tjerë.

Edhe Bebe Rexha u nominua në një kategori të këtij eventi. Koncerti i saj fantastik në Malta në vitin 2019 i siguroi asaj një vend në kategorinë “Best World Performace”.

Më poshtë mund të ndiqni performacën e saj fantastike në Malta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm