Rrallë herë estrada jonë ka pasur çuna simpatikë sikurse është ai.
Këngëtari Butrint Ymeri ka një buzëqeshje të rrallë, me të cilat i ka bërë përvete vajzat e shpesh ua ka thyer zemrat.
Por zemrën e tij, deri më tash e ka marrë vetëm një vajzë dhe ajo nuk është ndonjë partnere e tija.
Mbesa e Butrintit Arjona, është e vetmja për të cilën Butrinti shkruan e flet në rrjetet sociale e madje, kalon kohë kualitative me të.
Në një video që ka publikuar në rrjete sociale, ai shihet duke lozur me mbesën e tij 2 muajshe e duke i buzëqeshur. /Prive.al