Vitet e fundit ndër emrat më të lakuar në show bizin shqiptar ka qenë padyshim emri i bloggeres Afrona Dika.
Ajo jo vetëm që u bë e famshme por kaloi çdo parashikim të opinionit duke shkuar kështu aq larg teksa tashmi ndiqet në Instagram nga më tepër se 100 000 njerëz.
Një numër kaq i madh i ndjekësve natyrisht është krijuar edhe shkaku i lidhjes së saj me këngëtarin Blero me të cilin së fundmi edhe u fejua.
Afrona përmes Instagramit çdo herë gjen diçka të re për të ndarë teksa mbrëmjen e kaluar zgjodhi të na kthejë prapa në kohë duke zbuluar kështu një fotografi nga fëmijëria e saj.
Ajo shihet e ulur në një karrige teksa afër saj gjindet edhe një kukull gjë me të cilën duket se është argëtuar atë botë./Prive.al/