Vajza në foto sot këngëtare e njohur dhe pjesë e politikës

By

A po e njihni vajzën në foto pa e lexuar emrin e saj?

Është Eliza Hoxha – këngëtarja shqiptare që dikur solli këngë të cilat ende sot mbahen në mend.

Nëse nuk e dini, ajo e ka lënë pas muzikën dhe tani është bërë pjesë e politikës.

Eliza i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe tani mund ta shohim shpesh në debate të ndryshme sidomos tash në frymën e zgjedhjeve më 6 tetor.

“Përherë fëmijë me kurreshtje për sfidat e reja, për të mësuar gjëra të reja, për të provuar dhe për të guxuar.

Qysh atëherë, përtej mësimeve të rregullta dhe muzikës e cila gjithëherë ka qenë me mua, isha fëmiu që u përfshi në klubin e ambasadorëve të vegjel të OKB-së si ambasadore e Francës. Edhe sot, ende ruaj fletoret me informatat e mbledhura për Francën e viteve të’80-ta … A thua, është rastësi POLITIKA? Apo diçka që ka qenë aty pari por se ka marr vëmendjen time deri tani?”, ka shkruar ajo duke treguar sërish përkrahjen e saj për Kadri Veselin si Kryeministër./Prive.al

Artikuj të ngjashëm