Prive përmbyll sonte sezonin nga Mauritius me përplot ekskluzivitete

By

Kjo e Shtunë është e fundit për këtë sezon në të cilën Prive ju servon më të rejat nga bota e shoubizit shqiptar.

Në prag të mbylljes së një tjetër sezoni tejet të suksesshëm, të reflektuar në audiencë, Youtube dhe portal, ne jemi gati për t’iu sjellur sonte ekskluzivitete nga destinacioni mahnitës – Mauritius.

Majk, për të parën herë flet mbi Roanin, të birin dy muajsh i cili i ndryshoi jetën.

Tutje, Alaudin Hamiti vjen në 50 pyetjet me Maki Bajramin teksa gazetari Vlorijan Halili sjell një material mbi dasmën përrallore të Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës.

Nuk do të mungoj as një material mbi aviokompaninë Turkish Airlines ndërsa edhe rubrikat ‘Të pathënat e javës’ dhe ‘E vërtetë, e pavërtetë’ do kenë zbulime bombastike.

Na ndiqni nga ora 19:00 në Klan Kosova

Artikuj të ngjashëm