Vajza e rekordeve ‘godet’ sërish, rekord klikimesh në këngën e re të Dhuratës

By

Vajza e rekordeve s’kishte se si të performonte ndryshe as kësaj radhe!

Këngëtarja Dhurata Dora ka shënuar sukesin e radhës me projektin më të ri që e publikoi së fundmi në bashkëpunim me Maitre Gims.

Kënga “Only you” ka rezultuar një sukses më vete me ecurinë e klikimeve në platforma dixhitale.

Në më pak se 24 orë nga  publikimi, kënga ka kapur në Youtube plot dy milionë e gjysmë shikime.

E lexuat mirë, 2,500,000!

E kënaqur me suksesin, Dhurata e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale teksa sot në mëngjes, kënga ka kaluar tre milionë dëgjime.

View this post on Instagram

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që me shumë gjasë do ta bëjë një prej këngëve më të klikuara të ndonjë artisti shqiptar siç është “Zemër” me Soolking që ka sot afro 600,000 shikime vetëm në Youtube, pa llogaritur platformat tjera si Spotify e Deezer. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm