Vajza e Kim Kardashian, vetëm 6 vjeçare po tregon aftësi të jashtëzakonshme të modës

By

Kim Kardashian ka zbuluar se vajza e saj gjashtë vjeçare North West dizajnoi veshjet e saj unike për udhëtimin e fundit të familjes në Japoni.

Nëna krenare e katër fëmijëve hyri në Twitter për të shpërndarë fotografi të vajzës,duke pozuar në veshjet e saja, duke shkruar: “Vajza ime North është fashionista e fundit!

“Ajo vjen me mua për të zgjedhur materiale në dyqane dhe zgjedh atë që i pëlqen dhe për udhëtimin tonë në Japoni ajo dizajnoi vetë ato që do vishte.”

“Unë duhet ta kisha lënë të më veshtë edhe mua. Ajo e do atë shumë këtë punë.”

“Ajo është duke u argëtuar dhe unë jam shumë e lumtur që është kaq ekspresive.”

 

Artikuj të ngjashëm