Këngëtarja Afërdita Dreshaj, të enjten festoi 32 vjetorin e saj të lindjes.
Dreshaj e cila sapo është martuar, këtë ditëlindje e ka shumë të veçantë sepse e festoi me një tjetër epitet.
E bashkëshorti i saj Jakub Kindl, u kujdes që ta befasonte maksimalisht. Përveç luleve e dhuratave të shtrenjta si një çantë e modelit më të ri të markës Gucci, ai i organizoi asaj një udhëtim me jaht.
Meqë çifti jetojnë në Miami të SHBA-së, janë të rrethuar nga mundësi për aventura dhe Dreshaj ditën e kaloi duke u shëtitur me një jaht luksoz. /Prive.al