Detox – ky proces që kurrë nuk duhet anashkaluar, kur vie puna tek mirëqenia e përgjithshme e shëndetit dhe fizikut tonë.
Në mënyrë tipike nënkupton ndjekjen e një diete specifike ose përdorimin e produkteve të veçanta që heqin qafe toksina nga trupin juaj, duke përmirësuar kështu shëndetin dhe promovuar humbjen e peshës.
Për fat të mirë, trupi juaj është i pajisur mirë për të eliminuar toksinat dhe nuk kërkon dieta speciale ose shtesa të shtrenjta për ta bërë këtë.
Thënë kështu, ju mund të përmirësoni sistemin e detoksifikimit natyral të trupit tuaj.
Zgjedhja e moderatores së njohur Liberta Spahiu, është një nga këshillat më të mira që do merrni sa i përket kujdesit të trupit tuaj – dhe jo nuk ka të bëjë më shpenzime marramendëse sepse sa i përket trajtimit të trupit Liberta zgjedh ato mënyra sa më natyrale.
Liberta i qëndron besnike pijeve detox, sepse për një femër që punon tërë ditën ky ka qenë qelësi të ruajë freskinë dhe energjinë e saj. Ajo thekson se ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme, meqenëse i kushton një kohë të mirë aktivitetit fizik. Mirëpo ajo ka një formulë të thjeshtë të cilës i përmbahet, “kujdesi fillon nga brenda”. Këtu tregon se edhe pse është e kujdesshme në zgjedhjen e ushqimit, është po ashtu e rëndësishme t’i ofrojmë trupit pastrim nga toksina. Pija çudibërëse është pija detox me uthull molle dhe e gjitha kjo mund të sajohet në kushte shtëpiake!
Receta është shumë e thjeshtë:
Një gotë uji të nxehtë hidhni 2 lugë uthull molle (Liberta propozon të përdoret gjithnjë uthull molle organike, nga ato që kanë copëza në përmbajtje), 2 lugë lëng limoni, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë e bluar. Të gjithë këta përbërës i gjeni në tregjet tona!
Do pyesni pse është kaq e rëndësishme një pije detox që në pamje është kaq e thjeshtë?
Konsumimi i kësaj pije detox qoftë çdo ditë ose si pjesë e një detoxi të dedikuar, sjell përfitimet e mëposhtme:
- duke ndihmuar në humbjen e peshës,
- ulje e oreksit,
- balancimi i pH-it të trupit,
- rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak,
- ulja e kolesterolit të lartë,
- përmirësimi i tretjes,
- forcimi i sistemit imunitar,
- duke siguruar probiotikë (baktere të mira) në zorrë,
- duke ndihmuar në largimin e toksinave,
- kushtet shëruese të lëkurës,
- sigurimi i enzimave në trup.