Gjumi është jetik për të gjithë dhe shpesh ndodh që për shumë njerëz të jetë e vështirë fjetja.
Në mbajtjen e orëve të rregullta dhe gjumë të rehatshëm mund të iu ndihmojë ushqimi.
Mbajtja e orëve të rregullta të gjumit dhe një mjedis i mirë gjumë është thelbësore, ushqimi i duhur gjithashtu mund të ndihmojë.
Çokollata e zezë mund t’iu ndihmojë që të fleni rehat.
Ajo përmban serotonin, e cila relakson trupin dhe mendjen tuaj dhe promovon një ndjenjë të përgjithshme lumturie.
Bajamet gjithashtu përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin e natyrshëm të funksionit të muskujve dhe nervave, ndërkohë që sigurojnë ritmin e zemrës.
Edhe arrat janë fantastike kur copëtohen dhe shtohen në një sallatë të freskët dhe iu ndihmojnë të bëni gjumë më të qetë.
Çaji i kamomilit është vërtetuar se ndihmon në lehtësimin e simptomave të pagjumësisë, pasi bari përmban një përbërës flavonoid që njihet se ka veti nxitëse për gjumë.