Ushqimet që do t’ju mbajnë ngrohtë gjatë dimrit

By

Dimri ja hyrë, dhe po ashtu edhe ftohja. Shumë shtete përballen me temperatura ekstreme të dimrit, të cilat e bëjnë të vështirë për njerëzit që të ndihen mjaftueshëm ngrohtë, edhe pas veshjes së rrobave të ngrohta një mbi një.

Por, në vend që të përpiqeni të ndiheni të ngrohtë vetëm nga jashtë, mund ta ngrohni trupin edhe nga brenda. Në pjesët veriore të botës, ku dimrat e ashpër janë një normë, njerëzit mbështeten te ushqimet që gjenerojnë nxehtësi nga brenda për t’i mbajtur ata të ndihen rehat gjatë gjithë ditës.

Nutricistja Pooja Makhija thotë se ky proces quhet termogjenezë.

“Në përgjithësi, ushqimet që marrin më shumë kohë në trupin tuaj për t’u tretur, rrisin më shumë temperaturën e trupit dhe për këtë arsye, ju ndihmojnë të ndiheni më të ngrohtë”, tha ajo.

Makhija ndau tri ushqimet kryesore që ju ndihmojnë të ndiheni ngrohtë nga brenda. Ajo renditi fillimisht xhenxhefilin, duke thënë se jo vetëm që është një ndihmë e shkëlqyer për tretjen, por njihet edhe si diaforik që do të thotë se ju bën të ndiheni ngrohtë nga brenda.

Të dytat në listë ishin llojet e ndryshme të mishrave të kuq si mish derri, viçi dhe deleje pasi të gjithë kanë një përmbajtje të madhe hekuri. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Makhija theksoi se ata me nivele të ulëta të hemoglobinës përjetojnë ekstremitete të ftohta gjatë dimrit.

Ajo sugjeroi gjithashtu patate të ëmbël sepse të gjitha perimet me rrënjë zgjasin më shumë në sistemin tuaj të tretjes, duke prodhuar më shumë energji, duke ju ndihmuar të qëndroni më ngrohtë.

Artikuj të ngjashëm