Ushqimet më të mira për një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër

By

Problemet e lëkurës mund të jenë çështjet më të komplikuara dhe frustruese. Sidomos kur këto çështjet janë paraqitur në të gjithë fytyrën tuaj… përshëndetje akne!

Duhet të kujdeseni për të siguruar që dieta juaj po përmirësohet dhe të mos dëmtojë fytyrën tuaj. Lëkura jonë është organi ynë më i madh dhe zakonisht është e para që sinjalizon se diçka mund të mos jetë në rregull me trupin tonë. Mendoni puçrrat, njollat, ekzemën, skuqjet me gunga dhe më shumë – shqyrtoni me kujdes mesazhet që lëkura juaj po ju dërgon!

Këtu janë pesë ushqimet më të mira dhe një pije që nutricistja Kara Clark rekomandon për të ndihmuar në përmirësimin e fytyrës tuaj.

Peshku

“Unë e di se ky nuk është ushqimi i preferuar i shumicës së njerëzve. Unë kam punuar shumë gjatë në mënyrën e të ushqyerit për të besuar se shumica e njerëzve do të hanë peshk tri herë në javë.  Qelësi është acidet yndyrore omega 3. Nëse nuk mund të hani peshk tre herë në javë, atëherë plotësimi i omega 3 mund të jetë një ide e mirë. Kjo mund të përmirësojë hidratimin dhe madje të rregullojë prodhimin e vajit. Në fakt, kur ovuloj ose pres periodat, shtoj vetë një dozë omega 3.” –thotë Clark.

salmon salad with avocado

Manaferra

Sa më e errët aq më mirë. Manaferrat janë të ngarkuara me antioksidantë të dashur për lëkurën. Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra, të cilat ndihmojnë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Menaxhimi i niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak është jetësore për shëndetin e lëkurës, veçanërisht nëse ato çështje kanë të bëjnë me hormonet.

Arrat

Ato janë mjaft të pasura me minerale si zinku dhe seleni, që janë miqtë më të mirë të lëkurës tuaj!

“Pasi linda katër foshnje, gjeta nivelin e zinkut dhe selenit shumë të ulët, dhe arrat ndihmuan për t’i rikthyer ato. Seleni ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut që luftojnë kundër infeksionit. Zinku ka qenë prej kohësh i lidhur me përmirësimin e sistemit tuaj imunitar dhe mbrojtjen kundër radikalëve të lirë dhe patogjenëve.” – thekson Clark, për konsumimin e arrave.

Jogurti dhe kefiri

Zorrë e shëndetshme, lëkurë e shëndetshme – mos e harroni këtë. Këto ushqime përmbajnë probiotikë, të cilët janë bakteret e mira për të cilat zorra jonë ka nevojë për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm. Këto ushqime mund të përmirësojnë tretjen dhe uljen e inflamacionit.

Hudhra

A ka ndonjë erë më të mirë se vaji i ullirit dhe gatimi i hudhrës në një temperaturë të ulët? Lëkura juaj e do shumë këtë kombinim! Çdo karafil i hudhrave përmban një kimikate të quajtur allicin. Kjo kimikate reagon me gjakun tonë që të jetë në gjendje të shkatërrojë bakteret dhe viruset e dëmshëm. Shpesh, puçrrat janë rezultat i një bakterie që po jeton në trupin tonë.

Çaji i gjelbër

A keni vënë re ndonjëherë miqtë tuaj që pinë çaj kanë tone më të bukura të lëkurës? Ndoshta kjo është për shkak se ata janë duke korrur përfitimet e çajit të gjelbër.

Çaji i gjelbër përmban antioksidantë të fuqishëm që mund të luftojnë radikalet e lira që po ju shqetësojnë lëkurën dhe sistemin tuaj imunitar. Sa më i shëndetshëm sistemi juaj imunitar, aq më mirë është lëkura juaj.

Shkrim nga nutricistja Kara Clark.

Burimi: Poosh.com

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm