Eni Koçi sot feston ditëlindjen e saj të 26-të.
26-tat pranverat janë pak më të veçanta meqenëse për herë të parë, ditëlindja po e gjen në pritje të ëmbël.
Teksa pak muaj e ndajnë nga epiteti nënë, Eni po shijon verën kryesisht në pushime.
View this post on Instagram
Nga pushimet, ka qenë partneri i saj, këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ai që i ka bërë një dedikim fantastik, të cilin do e donte çdo vajzë.
“Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti” – është shprehur mes tjerash Prelvukaj.
Kujtojmë se çifti presin të bëhen prindër të një vajze. /Prive.al
View this post on Instagram