Beteja për të drejtat, fshihet projekti i Azet dhe Zuna

By

“KMN” ishte kënga e publikuar rreth dy javë më parë nga Azet në bashkëpunim me Zunën.

Projekti u bë objekt i polemikave.

Kjo sepse, pak ditë pas publikimit, producenti Bini Nebihu hodhi akuza të drejtpërdrejta për vjedhje të këngës.

Ai tregoi versionin e tij ku sipas tij, Zuna ka qenë në studio për të diskutuar disa projekte.

Reperi ka dëgjuar demon dhe e ka realizuar diku tjetër të njëjtën, sipas Binit “pa pare”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bini Nebihu (@bini_diez)

E në këtë betejë për të drejtat e këngës, është shënuar një tjetër zhvillim.

Përmes rrjeteve sociale, Bini ka bërë të ditur se kënga është bllokuar për shkak të autorësisë nga ana e tij.

“Drejtësia fiton. Kënga Azet dhe Zuna që kishte të drejtën time autoriale u fshi. Edhe pse kisha vendosur per kengen Azet x Zuna që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte , ne si produksion @diez_music edhe nje here po e dëshmojme vertetësine mbi pasurine tone intelektuale.” – është shprehur ai.

Ndërkaq, deri tash, nga artistët e apostrofuar nuk ka pasur asnjë koment. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bini Nebihu (@bini_diez)

Artikuj të ngjashëm