Ditën e djeshme, Donaldi dhe Romeo festuan ditëlindjen.
1 shtatorin, Donaldi e shënoi me një projekt muzikor që u interpretua në mënyra të ndryshme nga fansat.
Një pjesë e madhe e kuptuan si dedikim për Borën por mes rreshtave, plot të tjerë e kuptuan edhe si një përgjigje potenciale ndaj Beatrix.
Megjithatë, nuk u kuptua si Donaldi e festoi ditëlindjen.
Të paktën deri pasdite, partnerja e tij, prezantuesja Bora Zemani ka pasur një ditë 100% familjare me të birin, nënën dhe familjarët e tjerë.
Por, një urim ‘me stil’ duket ta ketë bërë.
Prezantuesja ka shkrepur nje ‘video selfie’ në të cilën u shpreh: “Urime, urime”.
Tipari identifikues i shkrepjes që e bën të qartë se kujt i drejtohet janë ngjyrat bardh e zi, të preferuarat e Donaldit si për fotot e tij, ashtu edhe për videoklipet, përfshirë të fundit që solli dje. /Prive.al