Urimi i Teuta Krasniqit për nënën do t’ju lë pa fjalë…

By

Sot feston ditëlindjen, nëna e aktores së njohur shqiptare, Teuta Krasniqit.

Artistja hyri në Instagram për të postuar një fotografi të saj dhe për ta uruar me fjalët më të mira që ekzistojnë.

Përveç urimit të Teutës, nën imazhet e publikuara, erdhën edhe shumë urime nga fansat e saj, poashtu postimi mori mijëra pëlqime.

Më poshtë shkrimi i plotë i aktores./Prive.al

‘Më e shtrenjta Mami, urime ditëlindja. Cdo kush që të njeh nga afër, i njeh virtytet tua të larta që ke. Je njeriu më i dashur, më human dhe me zemrën më të madhe që unë njoh. Ti që nuk njeh lodhje asnjëherë, që nuk njeh fjalë të keqe për askend, që je plot dashuri të pakusht dhe që kujdesin dhe përkushtimin ndaj familjes i ke te gravuara në shpirt.
Ti që e ke shpirtin e bardhë dhe zemrën e artë, më e dashura Mami, jemi të bekuar që të kemi në jetë. 
Pac shëndet dhe lumturi gjithmonë, bashkë me gjithë familjen qe të duam pa fund. 
Zoti të ruajt e të bekoftë’.

Artikuj të ngjashëm