Urimi i Norës për Tianin s’do mund të ishte më i bukur!

By

Shumë është përfolur së fundmi mbi relacionin e dy kunatave më të komentuara të estradës shqiptare, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi.

Ka tash e disa javë që po vlojnë thashethemet e një relacioni jo të mirë mes dy artisteve ndonëse këto të fundit nuk kanë dhënë material për këtë pjesë duke mos preferuar të prononcohen.

E me vëmendje të madhe u prit edhe reagimi i Norës pas ardhjes në jetë të Tianit të vogël.

Fillimisht, u mendua që ajo nuk do të urojë për lindjen e djalit por një koment i bërë në llogarinë e Patrisit i ka mbyllur gojën të gjithëve.

Nora, duke përfshirë edhe Renée i ka dërguar puthje princit të vogël nën urimin: ‘Tian, mirë se erdhe në këtë botë. Të pacim shumë unë dhe Renée’.

Komenti ka marrë shumë pëlqime mes ndjekësve në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm