Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Por, sot në shtëpinë e tyre ka festë!
Besniku feston një nga ditët më të rëndësishme në jetën e tij ditën e lindjes.
E për këtë ditë të veçantë të tij nuk kishte se si të mungonte urimi i Jonidës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkroi: “Kjo është ndër fotot tona të preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo që e du më shumë se gjithcka te ne, është se kenaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë. Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”.
Shumë urime. /Prive.al
View this post on Instagram