Urimi i ëmbël i Marinës për Luanën (FOTO)

By

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen.

Ajo sot po mbush plot 32 pranvera.

Pos surprizës që e priti me të hyrë mesnata, moderatorja mori urime të shumta edhe në rrjete sociale.

Në mesin e urimeve, nuk kishte se si të mungonte edhe një nga motra e saj moderatorja Marina Vjollca.

Ajo ndau foto të Luanës dhe të voglës së saj Marget në Instagram, të cilën e uroi me këto fjalë:

“Për tezen më të mirë në botë. Zoti vazhdoftë të bekoftë  me të gjitha dëshirat e zemrës. Gëzuar ditëlindjen Teze Ana, të duam shumë”.

Urime! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm