Nuk është aspak e turpshme dhe zakonisht shumë e guximshme me veshjet që zgjedh, e kryesisht zgjedhjet i ka “të rrezikshme”.
Por me veshjen e fundit duket se Rita Ora është përballë me disa vështirësi, pasi zbuloi pak më shumë se që duhet derisa po performonte për xhirimet e skenave të klipit të saj më të ri.
Këngëtarja 26 vjeçare, dukej sensacionale me një setër që dukej si një fund i shkurtër dhe një palë çizme që shtrihen mbi gjunjët e saj.
Mirëpo kjo veshje doli të mos jetë edhe aq funksionale kur erdhi puna te lëvizjet e saja në vallëzim. Pavarësisht se po mundohej t’i mbulonte ca pjesë të trupit, nuk ia doli sepse mund t’i shihnim thuajse të gjitha. /Prive.al