Një fakt interesant që nuk e keni ditur për Bebe Rexhën (VIDEO)

By

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar një fakt interesant për vetën. Në një postim në Instagram ajo zbuloi për 10.7 milionë ndjekësit e saj, se ka studiuar arabishten kur ka qenë më e re.

Postimi përmbante një video të realizuar në TikTok me një këngë arabe trendi në këtë platformë. 32 vjeçarja tha se muzika arabe i duket shumë e ngjashme me atë shqipe.

“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë kaq argëtuese”, ka shkruar Bebe.

https://www.instagram.com/reel/CVY50IitYnt/?utm_medium=copy_link

Artikuj të ngjashëm