Këtë javë modelja Blac Chyna kishte thënë se është pranuar në Shkollën e Biznesit në Harvad në një kurs online, megjithatë kjo deklaratë e saja po del të jetë kontraverse.
Harvardi e ka mohuar në anën tjetër këtë deklaratë duke thënë se Chyna nuk është pranuar.
Përndryshe, ajo ka një fëmijë me ish të dashurin e Rita Orës, Rob Kardashian, i cili është edhe vëllai i vetëm i motrave Kardashian.
“Harvard Business School Online nuk e ka pranuar e as nuk i ka dhënë një letër pranimi personit me emrin Angela White”, thuhet në një njoftim të Harvardit drejtuar TMZ-së. Angela White është emri i lindjes i Blac Chynas, e cila këtë të fundit e ka vetëm pseudonim.
Deri më tani, Blac Chyna nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me mohimin e Harvardit se ajo është studente e këtij universiteti. /Prive.al