Unikkatili shkon në Graçanicë, aty ku ia hoqën reklamën e koncertit

By

Ditë më parë, nëpër rrjete sociale qarkulluan fotografi të billbordeve të koncertit të Unikkatil në Graçanicë, të demoluara nga serbët.

E duket se reperi me të mbërrirë në Kosovë ka vendosur t’iu përgjigjet vetë atyre.

Ai ka shkuar pikërisht në zonën në fjalë dhe ka shkrepur një selfie nën mbishkrimin: ‘Nomin e paskan bo, qe ku jom’ duke risjellë në vëmendje revoltën ndaj regjimit serb të cilën ai e ka shprehur që në moshë të re në tekstet e këngëve të tij, si rrallë kush.

Kujtojmë se në pak orë, reperi kthehet për një koncert madhështor në Mitrovicë pas nëntë viteve mungesë në Kosovë. Ky koncert nën moton e bashkimit të trojeve shqiptare përbën një prej evenimenteve më të mëdha të kohës së fundit në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

View this post on Instagram

Nomin e paskan bo 😁. Qe ku jom!!! #roptkujekashly

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

Artikuj të ngjashëm