Disa javë më parë, reperi Unikkatil kishte paralajmëruar një këngë të re me 10 Prill.
Pas rikthimit me bashkëpunim, ky projekt i menduar për 10 Prill do rezultonte solo.
Por, zhvillimet e fundit, respektivisht vdekja e një prej reperëve themelues të TBA, Gëzimit ka bërë që planet të ndryshojnë.
Ka qenë vetë Viktori ai që përmes një postimi në rrjete sociale u ka dhënë fansave lajmin se projekti i paraparë për nesër do shtyhet.
‘Nuk me duket n’rregull me publikú kông nesër. Po mendoj 15 prill mà adekuat’ – është shprehur mes tjerash reperi për veprimin, i cili është mirëkuptuar nga fansat e shumtë që mezi presin projekte të reja nga Unikkatil. /Prive.al